Dëshmitari Fadil Geci po vazhdon dëshminë dëshminë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ku po merret në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit.
Avokati Luka Misetiq e ka pyetur nëse është në dijeni “për një urdhërarrest që kishte lëshuar Komandanti i UÇK’së, Sylejman Selimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin”, duke theksuar se për këtë ka shkruar vëllai i tij,
Geci ka kërkuar që të pyetet vëllai i tij për këtë.
“Pyetne ata këtu drejtpërdrejtë”, tha Geci.
Gjyqtari më pas kërkoi përgjigje direkte nga Geci.
“Pra nuk ke dijeni se Sylejman Selimi ka dhënë një urdhër arresti për ta arrestuar Hashim Thaçin, Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin”, e përsëriti pyetjen avokati.
Më pas tha se nuk ka njohuri, duke shtuar se për këtë duhet të përgjigjet ai që ka shkruar për këtë.
“Nuk kam njohuri. Ata e di vetëm ai që ka thënë, ai përgjigjet. Jo unë. Ai vjen këtu edhe pyetne”, deklaroi më pas Geci.