Geci: Sa për LDK’në, Jakup Krasniqi kurrë s’ish bë zëdhënës – Bardhyl Mahmuti e ka sulmuar me tërë fuqinë këtë parti

by Nexhat

Dëshmitari Fadil Geci është pyetur nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, lidhur me një intervistë të Bardhyl Mahmutit, ish-përfaqësuesit politik të UÇK’së, lidhur me emërimin e Krasniqit si zëdhënës i UÇK’së.

Geci ka thënë se Mahmuti e ka sulmuar me tërë fuqinë LDK’në dhe se sa për këtë parti, Krasniqi s’do të bëhej kurrë zëdhënës,

“LDK’në, Bardhyl Mahmuti e ka sulmu me krejt fuqinë. Sa për LDK, kurrë Jakup Krasniqi s’ish ba zëdhënës. Kurrë. U bë zëdhënës si përfaqësues i organizatës marksiste-leniniste edhe dashamir i madh i LPK’së. Të njëjtën ideologji e kanë pas”, tha Geci.

Avokati i Krasniqit, Aiden Ellis ia kujtoi Gecit një deklaratë që kishte dhënë në seancën përgatitore, se Mahmuti “ka qenë anëtar i LPK’së në Zvicër”.

“Unë e di që ka qenë, ai mund të deklarohet vetë. Kjo është e vërtetë, ajo që di unë”, u përgjigj Geci.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy