Komunikimet Kusari-Radoiçiq, ish-drejtori i Policisë kërkon nga AKI-ja të shpallet “rrezik i papranueshëm për shtetin”

by Merita

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i ka komentuar bisedat ndërmjet shefes së grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari – Lilës dhe dy zyrtarëve të Listës Serbe asokohe, Millan Radoiçiq dhe Sllavko Simiq.

Qalaj tha në emisionin DPT te Fidani se ka kërkuar hetimet nga organet kompetente të sigurisë, konkretisht nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë.

“Fillimisht kam kërkuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë që ta shpallë rrezik të papranueshëm për shtetin e Kosovës, për shkak të një komunikimi i cili tashmë dihet botërisht se kush është dhe i cili është përgjegjësi kryesor për vrasjen e heroit Afrim Bunjaku, për sulmin terrorsit në Kosovës dhe për tentim aneksimin e veriut nga Serbia”, tha Qalaj.

Ai tha se në kohën kur shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka biseduar me zyrtarët e lartë të Listë Serbe, Millan Radoiçiq ka qenë i sanksionuar nga ShBA-ja dhe i njohur për disa krime.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy