Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se prej 7 muajsh nuk ka më komunikim me ish-bashkëshortin e saj, kreu e Partisë së Lirisë, Ilir Meta i arrestuar ditën e djeshme.
Gjatë një konference me gazetarët referuar masës së arrestit, Kryemadhit u shpreh se për gjëra që dyshojnë tek ajo duan t’ia vendosin Ilir Metës.
“Komunikimi im me Ilir Metën është prej 7 muajsh zero, me përjashtim të ditës që më ka ardhur çështja e divorcit në shtëpi. Nuk kam më komunikim me të. Sigurisht në këtë çështje do të punojmë të ndarë për arsye të mbrojtjes sepse ai ka objektivat e veta dhe shumë mirë ka. Unë di të them që në parantezë po ju them dhe njëherë që masa e arrestit për Ilir Metën është një masë arresti e cila tenton për të zhvilluar më tej konfliktin familjar tonin, duke pasur parasysh për gjëra që dyshojnë tek unë duan t’ia vendosin Ilir Metës që nuk kanë lidhje fare”, tha Kryemadhi.
E pyetur nëse do të shkojë ta takojë në qeli, Kryemadhi u shpreh se edhe nëse ajo do ta vizitojë, nuk do të pranonte Meta
“Edhe nëse dua ta vizitoj, unë nuk pranon ai”, u përgjigj Kryemadhi.