Kungulli si një produkt kozmetik, efektet mahnitëse për lëkurën

by Merita

Sado e çuditshme t’ju duket, aplikimi i kungullit në fytyrë mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Sipas ekspertëve, kungulli është i pasur me acide alfa hidroksi, të cilat ndihmojnë në eksfolimin dhe rinovimin e lëkurës.

Ai gjithashtu përmban nivele të larta të antioksidantëve të tillë si likopeni, të cilët mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e radikalëve të lira.

banner

Është plot dhe me vitaminë C, e cila është shumë e rëndësishme për lëkurën. Krahas forcimit të sistemit imunitar, gjithashtu vitamina C lufton dëmtimin e diellit dhe parandalon rrudhat. Përveç këtyre, kungulli është i pasur me vitaminë E, e cila lufton inflamacionin, zvogëlon poret dhe kontrollon yndyrën e tepërt duke parandaluar shfaqjen e puçrrave dhe pikave të zeza.

Si mund ta përdorni?

Pastroni fytyrën një ose dy herë në javë me një maskë që mund ta përgatisni me këto përbërës: 1 filxhan kungull, ½ filxhan kos, 2 lugë gjelle sheqer kaf dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Aplikojeni në fytyrë dhe e masazhoni me kujdes për disa minuta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy