Milani ka shënuar fitore ndaj Club Brugge me rezultat 3-1 në rrethin e tretë të fazës së parë të Ligës së Kampionëve.
Belgët e nisën shumë mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë, ku Christos Tzoli kishte dy raste por nuk ishte i saktë
Joel Ordonez gjuajti pastaj bukur nga distanca, por fati nuk ishte me të pasi topi goditi shtyllën.
Milani u bë i gjallë në minutën e 34-të, kur Christian pulisci me një gjuajtje nga këndi gjeti rrjetën për 1-0.
Gjërat u përkeqësuan për Club Brugge, kur Raphael Onyedika u ndëshkua me karton të kuq.
Me ktë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa me të filluar e dyta, blegët befasuar duke barazuar shifrat.
Kyriani Sabbe përfitoi një tollovi në zonë, ku me një gjuajtje të bukur arriti të shënojë për 1-1.
Ky rezultat e shqëtësoi trajneri Paulo Fonseca që bëri disa ndryshime, që dolën të qëlluara.
Konkretisht i futuri në lojë Noah Okafor depërtoi mirë në zonë nga e majta, duke asistuar për Tijjani Reijnders që shënoi për 2-1.
Dilema e fituesit u largua në minutën e 71-të, kur Samuel Chukëueze asistoi te Reijnders që shënoi për 3-1.
Në minutat e fundit, i riu Francesco Camarda, gjeti golin, por që pastaj u anulua për pozitë jashtë loje.
Milani merr fitoren e parë në Ligën e Kampionëve, pas dy humbjeve ndaj Bayer Leverkusen dhe Liverpool.