16
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me përfaqësuesin alternativ të Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood.
Këtë Osmani e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, të martën.
Ajo tha se kanë pasur një diskutim përmbajtjesor e produktiv.
”Në takim me Ambasadorin Robert Ëood kishim sot një diskutim përmbajtësor dhe produktiv për sukseset e Kosovës si dhe për rëndësinë e bashkërendimit të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe sigurisë në rajon”, ka thënë Osmani