“Pacolli ka qef me ba filma”, Zyberaj  i reagon Pecit: Bosët e kanë përjashtuar nga vendimmarja

by Nexhat

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratës që dha sonte në Pressing në T7 ministri i Bujqësisë Faton Peci se “Pacolli dëshiron të bëjë filma në prag të zgjedhjeve”, duke iu referuar deklaratës së Pacollit se para Vjosa Osmanit e Albin Kurtit e ka thirrë Milan Radojçiqin për t’i siguruar votat Osmanit për t’u zgjedhur presidente nga Kuvendi i Kosovës.

Zyberaj thotë se “Presidenti Pacolli kurrë nuk ka ndërmarrë veprime për përfitime elektorale apo për të krijuar dramë—kjo nuk është qasja e tij”.

“Këto taktika i përkasin qeverisë aktuale, së cilës Ministri i Bujqësisë i takon”, i thotë Zyberaj ministrit Peci.

Zyberaj pohon se ministri Peci “është përjashtuar nga procesi i vendimmarrjes nga bosët e tij”.

Sipas Zyberajt, Pacolli ka kontribuar vazhdimisht në zgjidhjen e krizave politike.

Reagimi i plotë i Zyberajt:

Ministri i Bujqësisë në qeverinë Kurti, megjithëse nuk është përfshirë drejtpërdrejt apo përmendur në çështjen në fjalë, ka reaguar me nervozë, pavarësisht se nuk ka luajtur asnjë rol dhe është përjashtuar nga procesi i vendimmarrjes nga boset e tij. Reagimi i tij nervoz dhe ofendues është një shembull i qartë se si ata po përpiqen të fshehin të vërtetën dhe të manipulojnë publikun

Presidenti Pacolli kurrë nuk ka ndërmarrë veprime për përfitime elektorale apo për të krijuar dramë—kjo nuk është qasja e tij.

Këto taktika i përkasin qeverisë aktuale, së cilës Ministri i Bujqësisë i takon.

Gjatë çdo legjislature, Zoti Pacolli ka kontribuar vazhdimisht në zgjidhjen e krizave politike.

Kjo i është kërkuar nga Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani në atë kohë

“Pacolli ka qef me ba filma, sidomos tash para zgjedhjeve”, Faton Peci për deklaratat e Pacollit për votat e Listes Serbe

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy