Përfitoi qindra milionë lekë për zgjedhjet e 2011-ës, zbardhen pjesë të dosjes ndaj Ilir Metës

by Nexhat

CEZ DIA, është një ndër çështjet që po hetohet ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ra në pranga një ditë më parë ndërsa po kthehej nga Kosova.

Nga hetimi i deritanishëm, theksohet në dosjen qëTop Channel thotëse e ka siguruar, janë grumbulluar të dhëna që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Ilir Meta (Metaj) ka kërkuar dhe ka marrë përfitim të parregullt nga shtetasi (i gjykuar) Kastriot Ismailaj në shkëmbim të ndihmës së dhënë për përfitimin e kontratës që kompania e të gjykuarit Ismailaj “DIA” të lidhte me shoqërinë CEZ.

banner

Elvis Mataj jep të dhëna se Kastrioti i kishte premtuar edhe Petrit Ahmetit dhe anëtarëve të Bordit të ERE shumën prej 500 mijë euro, me të cilën do të sigurohej ulja e çmimit të energjisë që CEZ blinte nga KESH.

Në vijim të dëshmisë Elvis Mataj deklaron para gazetarit se Kastriot Ismailaj i premton Petrit Ahmetit dhe do ti paguante 15 milionë lekë, shumë e cila iu pagua pjesërisht

Elvis Mataj shprehet se lidhur me mbështetjen për fushatën politike që Kastriot Ismailaj i kishte premtuar Ilir Metës, Kastrioti ka kryer pagesa 116 milionë e 800 kundrejt shoqërisë “BTT SHPK (Agron Çelës) dhe pagesën 29 milionë e pesëqind shoqërisë “Nereida” shpk (Arian Laçi. Sipas Elvis Matajt, këto pagesa ishin për mbështetje që Kastriot Ismailaj i kishte premtuar Metës.

Sipas Elvis Mataj, duke qenë se Meta nuk kishte marrë aq para sa ka kërkuar prej shtetasit Kastriot Ismailaj për zgjedhjet e vitit 2011, ka ndikuar apo kërkuar më pas që Kastriot Ismailajt t’i shkëputeshin lidhjet dhe mbështetja nga qeveria.

Pas kallëzimit penal të shtetasit Romeo Kara, si edhe duke vlerësuar përfundimet e arritura nga gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, thekson SPAK, në çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Kastriot Ismailaj, hetimi ishte përqendruar në marrëdhëniet e të pandehurit Kastriot Ismailaj me shtetasin Ilir Meta (Metaj), roli i këtij të fundit në kontratën e lidhur mes DIA dhe “CEZ Shpërndarja”, përfitimet e parregullta të shtetasit Ilir Metaj në këmbim të kësaj kontrate, theksohet në dosjen e GJKKO.

“Provat e mbledhura deri në këtë fazë të hetimit, sipas organit të akuzës kanë provuar se mes shtetasit të gjykuar në një procedim më vete, Kastriot Ismailaj dhe shtetasit Metaj ka patur marrëdhënie të hershme, si dhe faktin se ka qenë pikërisht ky i fundit ai që ka mundur që përmes pushtetit, influencës dhe ndikimit që ka patur si Ministër i Jashtëm dhe më pas si Ministër i Ekonomisë, të sigurojë nënshkrimin e kontratës mes DIA dhe “Cez Shpërndarje”. Ky konkluzion përforcohet dhe nga fakti se në këtë kohë, shteti shqiptar zotëronte 24% të shoqërisë “Cez Shpërndarja”.

Shteti shqiptar ishte përfaqësuar në mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës të kësaj shoqërie nga Ministria e Ekonomisë dhe kryesisht nga Këshilltari i Ministrit të Ekonomisë. Përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë, në këto mbledhje shprehte qëndrimin e institucionit që ai përfaqësonte. Hetimet kane provuar se ka qenë shtetasi Ilir Metaj, ai që i ka sugjeruar CEZ që të zgjidhte si kontraktor për mbledhjen e borxheve pikërisht shtetasin Kastriot Ismailaj. Ky fakt rezulton nga dëshmia e shtetasit Josef Hejsek dhënë para Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë gjithashtu, edhe në regjistrimin e komunikimeve të bëra nga gazetari Artan Hoxha rezulton kjo e dhënë.

Nga të dhënat e hetimeve të kryera, ka rezultuar se shtetasi Ilir Metaj ka favorizuar dhe mbështetur shtetasin Kastriot Ismailaj të krijonte kontaktet me përfaqësuesit e CEZ dhe për më tepër, të krijonte besueshmëri para tyre si njeri i besuar i qeverisë shqiptare, rrjedhimisht duke qenë kështu njeriu i favorizuar për të marrë kontratën për mbledhjen e borxheve e nëpërmjet DIA-s, sikurse rezultoi më pas.

Rezulton se shtetasi Ilir Metaj e ka kryer kundrejt kërkimit apo marrjes së një përfitimi të parregullt prej shtetasit Kastriot Ismailaj. Nga dëshmia e shtetasit grek Josef Hejsek e dhënë para Arbitrazhit të Vjenës, përftohet e dhëna se shtetasi Kastriot Ismailaj i është prezantuar si një aleat i ngushtë i Ministrit të Punëve të Jashtme ( Ilir Metaj). Më konkretisht, ky shtetas ndër të tjera ka dëshmuar se: “Ne diskutuam këto çështje me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë së Shqipërise (“METE”)”, theksohet në dosje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy