Një lojtar i Manchester United raportohet se mund të largohet nga klubi që në afatin kalimtar të janarit.
United i dha fund serisë prej pesë ndeshjesh pa fitore duke mposhtur Brentfordin me rezultat 2-1 në ‘Old Trafford’, fitorje kjo që i ngjiti ata në pozitën e 12-të në Ligën Premier
Joshua Zirkzee u transferua tek Unitedi në korrik të këtij viti për shumën e 36 milionë eurove pas një sezoni fantastik në Serie A tek Bologna.
11 golat që holandezi i shënoi me ekipin italian, i ndihmuan ata që të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Ani pse gjatë periudhave të tij tek Bayern Munich dhe Bologna, ai asnjëherë nuk tregoi se ishte një sulmues ‘vdekjeprurës’ dhe tifozët e Unitedit do të kishin pritur më shumë se sa vetëm një gol.
Sipas raportimit nga gazetari Daniele Longo, Zirkzee tashmë ka filluar të vlerësojë mundësinë e largimit nga Unitedi, me lojtarin që po shpreson të rikthehet në Serie A në rast se situata e tij nuk përmirësohet së shpejti.
Përkundër formës së tij të dobët, Ten Hag kishte vendosur besimin e tij tek sulmuesi gjatë një intervistë në shtator pas humbjes me rezultat 3-0 ndaj Tottenhamit.
Juventusi raportohet se është i interesuar për Zirkzeen, me një lëvizje në formë huazimi që do të kishte më shumë mundësi të ndodhë para shitjes së përhershme