Zvogëlohen listat e pritjes për operacione në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK

by Merita

Janë zvogëluar listat e pritjes për operacione në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, thuhet në një postim të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Ky sukses i është atribuar punës dhe përkushtimit të stafit, por edhe mbështetjes nga institucioni.

“Derisa dikur lista e pritjes ishte mbi 1 vit, tashmë kjo listë është nën 4 muaj, falë përkushtimit nga 14 kirurgët e fëmijëve, anesteziologët dhe stafi tjetër i infermierëve dhe atyre mbështetës. Në nëntë mujorin e parë të këtij viti janë kryer mbi 1 mijë operacione, në dy salla të operacionit, ngase sallat e tjera nuk janë funksionalizuar për shkak të mungesës së anesteziologëve. Salla e tretë përdoret kur ka nevojë për intervenime të Klinikës së Pediatrisë, Mjekimit Intenziv Pediatrik, Neurokirurgjisë, ORL-së dhe klinikave të tjera. Ndërsa në sallën e katërt kanë operuar mjekët amerikanë dhe turqë për rastet kardiokirurgjike tek fëmijët, dhe këto shifra nuk janë përfshirë në numrin e përgjithshëm të operacioneve. Në këtë klinikë ka vazhdimisht progres në zhvillimit e procedurave të reja diagnostike dhe terapeutike, tani punohet edhe me laparoskop një gamë e gjerë e operacioneve, poashtu, litotripsia laserike, ureterorenoskopia, dhe së shpejti fillon endoskopia e traktit”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy