Zyra e BE-së njofton për vizitën e Von Der Leyen në Kosovë

by Nexhat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, do të vizitojë Kosovën më 26 tetor. Kështu ka konfirmuar zyra e BE-së në Prishtinë përmes një njoftimi në “X”.

Von Der Leyen në Prishtinë do të takohet ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani

banner

“Presidentja Ursula von der Leyen në Kosovë: takohet me Presidenten Vjosa Osmani Sadriu; takohet me kryeministrin Albin Kurti”, thuhet në agjendën e publikuar në faqen e Komisionit Evropian.

Pas Kosovën, Von Der Leyen do të udhëtojë për në Mal të Zi ku do të takohet me liderët atje. Para Kosovës e Malit të Zi, Von Der Leyen do të vizitojë Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën

European Union in Kosovo:

On Saturday 26 October,@EU_Commission President Ursula von der Leyen will visit #Kosovo. She will hold separate meetings with President@VjosaOsmaniPRKS and with Prime Minister@albinkurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy