Fillon dëshminë Nuredin Ibishi në rastin Thaçi dhe të tjerët, seanca ndërpritet pa planifikim

by Nexhat

Pas përfundimit të dëshmisë së Fadil Gecit, dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së është Nuredin Ibishi i njohur me nofkën “Komandant Leka”, por që seanca u ndërpre pa planifikim me arsyetimin se do të bëhet një pushim i shkurtër.

“Na duhet të bëjmë një pushim të shkurtër. Nxjerrni dëshmitarin. Dëshmitar do të bëjmë një pu…”, tha kryetari i trupit gjykues Charles Smith III teksa seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar, raporton “Betimi për Drejtësi“.

banner

Fillimisht, pyetjet për këtë dëshmitar i nisi prokurorja Silvia D’Ascoli, e cila po prezantojë dokumente që janë deklarata të mëhershme të Ibishit të dhëna më parë për autoritetet e drejtësisë.

“Jam mundu ta them të vërtetën, e nëse ka ndonjë mospërputhje do të mundohem ta sqaroj”, tha Ibishi.

Ndryshe, sipas kryetarit të trupit gjykues, dëshmia e Ibishit do të zgjasë rreth një a po dy ditë, e që prej kësaj kohe, 2 orë e gjysmë janë paraparë për pyetje të ZPS-së. Ndërsa, për mbrojtjen e viktimave rreth 20 minuta. E, për mbrojtjen e të akuzuarve rreth gjashtë orë.

Ibishi ka qenë dëshmitar edhe në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës, ku kishte thënë se kur ishte deputet, pa vullnet e kishte votuar Gjykatën Speciale.

Ndryshe, gjatë fundit të dëshmisë së tij, Fadil Geci u përball me reagimin publik të Ramë Bujës ndaj dëshmisë së dëshmitarit.

“Janë të pavërteta thuajse të gjitha përveç faktit që unë gjatë asaj kohe kur është bërë kjo komunikatë e famshme me numër 59, unë nuk kam qenë në Shtab”, thuhet në reagimin e Ramë Bujës

Dëshmitari tha se Ramë Buja është bashkëpunëtor i ngushtë i të akuzuarve e që një pjesë të asaj që e ka thënë e ka mohu gjë të cilën nuk është dashtë ta bëjë.

“Bashkëpunëtor më i ngushtë i krejt këtyre kolegëve këtu”, tha Geci.

Ndryshe, ndonëse u tha se seanca është në pushim, në faqen e transmetimit figuron që seanca është e mbyllur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy