Ilir Meta në “kafaz xhami” mes dy policëve, paraqitet në Gjykatën e Posaçme

by Nexhat

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t’u njohur me masën e sigurisë.

Seanca ishte parashikuar të mbahej paradite, por u shty pas dreke pasi avokatët kërkuan kohë për tu njohur me provat.

banner

Policia është siguruar që Ilir Meta të vendoset në një “kafaz xhami” në gjykatë, siç shihet në pamjet e publikuara.

Atje u paraqit edhe deputetja Monika Kryemadhi, ish-bashkëshortja e Metës.

Në paraqitjen e paradites, u raportua se Meta në sallën e gjyqit tha fjalë të ashpra ndaj kreut të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani dhe prokurorëve tjerë.

Ish-presidenti i vendit dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua të hënën në mesditë me urdhër të SPAK-ut

Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy