Jahjaga takohet në Nju Jork me Clinton, e falenderon që SHBA i qëndroi afër Kosovës në momentet më të vështira

by Merita

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se sot në Nju Jork është takuar me ish-sekretaren amerikane, Hillary Clinton.

Jahajga ia ka shprehur ish-sekretares amerikane mirënjohjen e thellë për kontributin e saj dhe bashkëshortit të saj, ish-presidenti Bill Clinton, ndër vite për angazhimin e tyre për paqe dhe siguri duke qëndruar krah popullit të Kosovës në momentet më të vështira.

“Në Kombet e Bashkuara pata kënaqësinë të takoj miken time, Sekretaren Clinton, një mike të madhe të popullit të Kosovës.I shpreha mirënjohjen më të thellë Sekretares Clinton për kontributin dhe mbështetjen e saj dhe Presidentit Clinton ndaj Kosovës ndër vite. Ne jemi përherë falenderues për angazhimin e tyre në paqe, siguri dhe zhvillim të vendit tonë, duke qëndruar përkrah popullit të Kosovës në momentet më të vështira”, ka shkruar Jahjaga.

Jahjaga ka shkruar se me Cinton ka folur edhe për rëndësinë e avancimit të të drejtave të grave dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në pozita të larta udhëheqëse.

“Përvoja e saj në lidership dhe përkushtimi për fuqizimin e grave dhe vajzave mbeten frymëzim”, ka shkruar Jahjaga.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy