Kërkesa për dërgimin e draftit të Asociacionit në Kushtetuese, Krasniqi: S’kam përgjigje të re për një çështje që s’është e re

by Nexhat

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në pyetjen se kur do të ndërmarrë Qeveria e Kosovës hapa për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese pas kërkesave të fundit nga amerikanët dhe europianët, tha se kjo s’është çështje e re dhe se s’ka përgjigje të re.

“Kjo është një pyetje që bëhet tash e katër vjet si ministër i kësaj qeverisë. Nuk kam një përgjigje të re për një çështje që nuk është e re”.

Përgjigje konkrete ministri Krasniqi nuk dha as kur u pyet në konferencën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit.

“Krejt çka mund të shtoj te kjo pjesa e diskutimit për hapjen e Urës mbi Ibër është se kjo urë s’ka asnjë arsye që kjo urë të vazhdojë të jetë e mbyllur. Së paku jo në aspektin e komunikimit të komuniteteve në këto dy pjesë të kryeqytetit, tashmë qytetarët nga veriu kalojnë në pjesën jugore dhe ata nga jugu në pjesën veriore dhe situata është e qetë, e kontrolluar dhe është në atë formë që hapja e urës mbi Ibër s’do të kishte asnjë ndikim”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy