Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të jashtëzakonshme | Basha: Nuk marrim pjesë në këto tubime politike

by engel

Kuvendi i Kosovës sot ka njoftuar se është miratuar kërkesa e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili mblodhi 43 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme për të enjten. Për këtë seancë është pyetur deputeti i LVV-së, Dimal Basha, nëse deputetët e mazhorancës do të marrin pjesë, megjithatë ai tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Jo nuk kemi ndërruar qëndrim, arsyeja e para është ata janë duke bërë tubime politike në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kuvendi rolin e ka legjislativ, edhe i thyhet për t’u votuar ligje aty, në fund ligjet vijnë për t’u votuar në seanca”, ka thënë Basha në DPT te Fidani.

Basha po ashtu i akuzoi opozitën se nuk kanë votuar ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të kuvendit, seanca e jashtëzakonshme është thirrur për nesër me fillim nga ora 12:00.
“Rendi i ditës: Debat Parlamentar për skandalet dhe keq menaxhimi në Korporatën Energjetike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e kuvendit.

Kjo do të jetë seanca e katërt e jashtëzakonshme rresht që thirret nga opozita, për siç thonë ata, skandalet e qeverisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy