“Më tërhoqët zvarrë”, përplasja e Ilir Metës me prokurorët në gjyq: O Dum Duman, mbajeni mend se çfarë do ju bëj

by Nexhat

Me tensione është zhvilluar seanca për konfirmimin e masës së sigurisë ndaj ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta. Ai u përball me prokurorët që firmosën arrestimin e tij, Altin Dumani, njëherësh kreu i SPAK, si dhe me Arben Krajën e Sotir Kllapin.

Kur kreu i SPAK vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e Metës, ky i fundit i është drejtuar personalisht Dumanit.

banner

“O Dum Duman mbaje vath në vesh”, ka thënë Meta ndërsa më tej drejtuar edhe Arben Krajës u shpreh: “ E ke nisur me mashtrime, unë jam tërhequr zvarrë nga strukturat e policisë. Mbajeni mend se çfarë do ju bëj”, mësohet të ketë thënë Meta sipas dëshmitarëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy