PRIZREN/Policia ia publikon fotografinë një gruaje që po kërkohet për vjedhje

by Nexhat

Policia në Prizren njofton se është duke zhvilluar hetime lidhur me një vepër të vjedhjes që ka ndodhur  me datën 21.05.2024 rreth orës 18:15 në rrugën “ Rruste  Kabashi” në këtë qytet, ku e dyshuar është një femër që ka vjedhur disa pije alkoolike në një qendër tregtare dhe më pas është larguar.

Pas raportimit, në kamera të sigurisë nga policia është vërejtur e dyshuara e moshës së re, e cila shihet që merr disa pije dhe largohet në drejtim të panjohur

Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë  është siguruar fotografia e të dyshuarës, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikim e saj.

Me këtë rast, policia kërkon bashkëpunim dhe ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës

Policia apelon tek qytetarët, kushdo që ka çfarëdo informate apo di diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy