Ronaldo, Neymar, Benzema, rroga që të bëjnë me dhimbje koke

by Nexhat

A e keni pyetur veten ndonjëherë se sa mund të jenë rrogat në Saudi Pro League? Është e qartë se për disa lojtarë që aktualisht luajnë në ligën arabe s’e keni menduar një gjë të tillë.

Por, është po ashtu e qartë se në kampionatin saudit kanë përfunduar shumë yje të futbollit evropian dhe arsyeja kryesore dihet – paraja,

Në tokën e petrol-dollarëve kanë përfunduar edhe yjet si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Neymar Junior e të tjerë, të cilët po ndihmojnë me të madhe në rritjen konstante të futbollit në Lindjen e Mesme.

Dikush për ta mbyllur atje karrierën e dikush tjetër për një zgjedhje më të mirë për jetën dhe për ta sistemuar dhe për t’i siguruar jetë sa më të mirë familjes.

Atyre iu arrijnë oferta të papërmbajtshme dhe të parefuzueshme në tavolinë, të cilat as që mund t’i ëndërrojnë në futbollin evropian.

Për shembull, Cristiano Ronaldo pasi fitoi gjithçka në futbollin evropian, para dy vjetësh e përqafoi i pari prej yjeve futbollin saudit, ndërsa në moshën 39 vjeçare portugezi paguhet hiç më pak se 263 milionë euro në vit derisa luan për Al Nassr.

Ish-futbollisti i Santosit, Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit, Neymar Junior, i cili së fundmi u rikthye nga lëndimi i rëndë që e kishte lënë jashtë fushave të blerta për një vit, paguhet hiç më pak se 100 milionë euro në klubin e tij, Al Hilal.

E podiumi mbyllet nga fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema, i cili në Al Ittihad në vit i merr 96 milionë euro

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy