Sejdiu: Kurti nuk prekë në “Zajednicë” në kohë fushate

by Nexhat

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se nuk mund të ketë përparim në takimin e nesërm të nivelit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Sejdiu e përmendi edhe takimin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit, James O’Brien dhe kryeministrit Albin Kurti, i cili zgjati mbi 2 orë e gjysmë, për të cilin takim tha se nuk ishte i zakonshëm.

“Nuk mendoj që kjo çka po shohim është ofansivë e re. Mendoj se është pak më ndryshe. Dy orë e gjysmë ka zgjatur takimi mes O’Brien dhe Kurtit dhe takime të tilla nuk janë të zakonshme. Janë takime që flitet pak më drejtpërdrejt dhe ndoshta bëhet edhe negociatë. Diskutohet për hapat që i presin për të dëshmuar gatishmëri për të lëvizë prej situatës së krijimit të përshtypjeve”.

“Nëse ka informacion se tryeza nesër në Bruksel do të jetë tryeza ku do të ketë përparim, atëherë përsëri qëndroj në pozicionin se kjo është vetëm krijim i përshtypjes për lëvizje para dhe asgjë më shumë”, tha Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, Sejdiu tha se nëse mendohet se Kurti prek te “Zajedinca” në kohë fushate, atëherë, siç tha ai, është lexim i gabuar i mënyrës se si operojnë politikanët në fushatë.

“Mendoj që është tepër me rëndësi ta kuptojmë fazën në të cilën jemi edhe ne si shoqëri, e që është fushatë zgjedhore. Nëse mendojmë se në kuadër të fushatës zgjedhore, Kurti prek në “thembrën e Akilit”, e që është “Zajedinca”, atëherë mendoj se jemi duke bërë lexim të gabuar të mënyrës se si operojnë politikanët në fushatë”.

“Nuk operohet me terma që mund të shkaktojnë dhimbje dhe rrjedhje të votës, por operojnë me terma të 800 milionë eurove që na vijnë”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy