Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova nisi pak ditë më parë.
Pjesë e këtij reality shou u bë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Drenusha Latifi.
Në spektaklin e së hënës, ajo ka folur pak për ish-bashkëshortin e saj dhe frikën që ka, derisa ndodhet brenda shtëpisë.
Ajo theksoi mes të tjerash se ka frikë që ish-partneri mund t’ia marrë fëmijët, edhe pse nuk i lejohet.
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Atilla Kardesh me një postim të shpërndarë në InstaStory.
“Kur gjuha gënjen, sytë e thonë të vërtetën”, ka shkruar ai krahas fotografisë duke etiketuar edhe Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Se çfarë do të ndërmarrë në lidhje me këtë pritet të shihet ditëve në vijim.