Abazi: Deputetët e LVV-së s’po guxojnë të vijnë në Kuvend, kjo është ide për zhbërjen e demokracisë, çmenduri

by Nexhat

Deputeti i pavarur, Haki Abazi tha se ka “tendencë për ngulfatje të demokracisë”, ndërsa komentoi mungesën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet për menaxhimin e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Ai tha se “ideja për ta zhbërë demokracinë është pikërisht kjo mendësia kur deputetët nuk guxojnë me ardhë me u ulë në vendet e tyre”.

banner

Abazi i falënderoi deputetet Doarsa Kica e Drita Millaku, të cilat nga grupi parlamentar i LVV-së kaluan në LDK.

“Unë po dua t’i falënderojë publikisht Drita Millakun, Doarsa Kicën e deputetëve tjerë të cilët e kanë kuptu dhe nuk iu kanë nënshtruar diktatit dhe idesë që nuk guxon me debatu në demokraci për çështje të interesit publik. Ky është paradoks. Kjo është çmenduri”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy