Aderimi i Lumbardh Salihut merr vëmendje në rrjetet sociale, LDK beson se po shndërrohet në adresë të shpresës

by Nexhat

Lidhja Demokratike e Kosovës, kohëve të fundit ka njoftuar për aderime të ndryshme. Hiç më larg se sot kësaj partie iu bashkua Lumbardh Salihu, fituesi i programit më të shikuar në vend, dhe jo vetëm, Big Brother.

I pari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku në videon e postuar, ku zyrtarizoi aderimin e Salihut, tha se një vit më parë ai ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother, e tani po i bashkohet familjes politike për të ardhmen e vendit, që e do aq shumë.

banner

“Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë Lumbardh!”, ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook Lumir Abdixhiku.

Para disa jave LDK’së iu bashkua edhe një deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, aderimi i së cilës bëri bujë, si shkak i largimit nga partia në pushtet.

E këtë aderim Abdixhiku e kishte cilësuar si tregues të qartë se vizioni dhe programi i LDK’së për Republikën, është i duhuri sot.

“Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Drita Millaku, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo i bashkohet familjes sonë politike në rrugëtimin e përbashkët që na pret përpara. Ky vendim i saj për të qenë pjesë e radhëve tona është jo vetëm një dëshmi e përkushtimit të saj politik, por gjithashtu një tregues i qartë se vizioni dhe programi i LDK-së për Republikën, është i duhuri sot”.

Po ashtu edhe djali i heroit Sali Çekaj, Hyseni, javë më parë iu kishte bashkuar LDK-së, si kandidat për deputet nga mërgata e Lidhjes Demokratike të Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy