Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në studion e “Politikos” ka komentuar bisedat mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq.
Gërvalla e ka pranuar se një bisedë e mëhershme në mes të Kusari-Lilës dhe Simiq është bërë, duke thënë se shefja e VV-së asokohe është vënë para faktit të kryer
Megjithatë, bisedën e fundit në mes të Kusari-Lilës dhe Simiq, Gërvalla e ka ka mohuar.
Për më tepër, ajo ka theksuar se biseda e dytë e Kusari-Lilës me Simiqin është totalisht e montuar
“Po flasim për dy biseda të ndryshme. E para të cilën zonja Kusari e konfirmon, thotë ka ndodhur më ka vënë para faktit të kryer. Ajo që ka dalë këto ditë nuk përputhet me të parën dhe vendoset në një kontekst krejtësisht tjetër”, ka thënë Gërvalla.
Ajo ka thënë se pret që organet hetimore të merren me këto përgjime, siç i quajti ajo, krejtësisht të montuara. /Gazeta10/