Chelsea triumfon ndaj Panathinaikos, prin në Ligën e Konferencës

by Nexhat

Chelsea e ka shënuar edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

“Blutë” e Londrës triumfuan 1:4 në udhëtim ndaj Panathinaikos, shkruan Gazeta Express.

Joao Felix kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 22-të, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Mudryk i cili asistoi në golin e parë, shënoi në të dytin në minutën e 49-të, para se të asistonte sërish për Felix gjashtë minuta më pas.

Nkunku shënoi në të 59-tën për 0:4.

Krejt çfarë arritën të bënin grekët ishte goli i nderit i shënuar në minutën e 69-të nga Pellistri..

Me këtë fitore, Chelsea prin në renditje me gjashtë pikë nga dy ndeshje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy