Titulli shkon për udhëheqësen Maria Corina Machado dhe kandidatin presidencial Edmundo Gonzalez Urrutia.
Çmimi Sakharov 2024, më i larti i BE-së për të drejtat e njeriut, iu dha të enjten opozitarëve venezuelas Maria Corina Machado dhe Edmundo Gonzalez Urrutia.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola.
Gonzalez Urrutia ishte njohur tashmë shtatorin e kaluar nga legjislatura e Strasburgut si presidenti legjitim i Venezuelës, pas zgjedhjeve të diskutueshme në korrik, të cilat panë që Nicolas Maduro të mbetej në pushtet në Karakas.
Përpara Gonzalez Urrutia, i cili tani është strehuar në Spanjë për t’i shpëtuar arrestimit, opozita kishte emëruar Machado, e cila megjithatë ishte përjashtuar nga Këshilli Kombëtar Zgjedhor, e kontrolluar nga regjimi.
“Platforma e Bashkuar Demokratike” pjesë e së cilës janë të dy, kishte denoncuar mashtrimin dhe mospublikimin e protokolleve zyrtare të votimit nga ana e qeverisë.
Çmimi Saharov, i krijuar në vitin 1988, iu dha vitin e kaluar Mahsa Amini dhe grave iraniane./Informim.net