Analisti politik, Arton Demhasaj, e konsideron të dështuar diplomacinë e udhëhequr nga ministrja Donika Gërvalla.
”Në përgjithësi katër vitet në diplomaci, munden me u konsideru shlirë si diplomaci e dështuar, sepse asgjë nuk ka ecur, përkundër kemi ngecë’’ thotë ai.
Demhasaj, thotë se Kosova gjatë kësaj qeverie nuk ka mundur ta shtoj numrin e njohjeve e as anëtarësimin në ndonjë organizatë tjetër të rëndësishme.
‘’Nuk kemi pasur mundësi me e shtuar numrin e vendeve njohëse e as nuk kemi pasur mundësi me u anëtarësu në ndonjë mekanizëm ndërkombëtar’’ potencon ai.
Analisti Demhasaj, thotë se përkundër saj, politika e jashtme veçse ka acaruar raportet me SHBA-në dhe ka marrë masa ndëshkuese nga BE-ja.
‘’Politika e jashtme komplet ka qenë e dështuar, shtoje këtu faktin që janë acaruara raportet me SHBA-në dhe në këto momente Kosova po mbetët e sanskionuar nga BE. Ka pasur edhe regres në krahasim me qeveritë e kaluara” deklaroj ai për FrontOnline