Deputeti gjerman: Autorët e Banjskës duhet të dalin para drejtësisë, do t’ia themi edhe Vuçiqit në Beograd

by Nexhat

Deputeti dhe raportuesi gjerman për Kosovën në Bundestag, Thomas Hacker, ka deklaruar se përgjegjësit për sulmin terrorist të Banjskës duhet të dalin para drejtësisë dhe ka paralajmëruar se ai së bashku me delegacionin gjerman do ta diskutojnë këtë çështje me presidentin serb Aleksander Vuçiq në Beograd.

Ai tha se është e papranueshme që autorët e atij sulmi të mos përballen me drejtësinë dhe vlerësoi se “është e vështirë të besohet se presidenti i Serbisë nuk ka ditur asgjë për atë operacion”.

“Delegacioni ynë do ta diskutojë këtë çështje kur të udhëtojmë për në Beograd. Fatmirësisht sulmi në Banjska nuk ishte aq shpërthyes sa mendohej fillimisht, sepse kosovarët e menaxhuan mirë situatën. Pas asaj që ndodhi në Banjska, presidenti Vuçiq premtoi se do të ndjekë penalisht përgjegjësit. Një nga ata që janë përgjegjës kaloi një natë në burg dhe më pas doli jashtë në Banjska, duke pasur parasysh pushtetin dhe kontrollin që ka Vuçiq në Serbi”, ka deklaruar Hacker, shkruan KO, transmeton Express.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një dinamikë të re në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe e ka pasur kritika për mënyrën se si diplomati sllovak Miroslav Lajçak e ka ndërmjetësuar këtë proces deri më tani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy