Dy vetura vidhen në Ferizaj, një në Kaçanik

by Merita

Policia e Kosovës ka njoftuar për vjedhjen e dy veturave në Ferizaj dhe një në Kaçanik, në raportin 24-orësh të enjten.

Në Ferizaj, sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se dy të maskuar kanë depërtuar me forcën në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur dy vetura.  

“Të dyshuarit me veturat e vjedhura janë larguar në drejtim të panjohur, rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në njoftim.

Një veturë është vjedhur edhe në Kaçanik. Rasti po hetohet nga Policia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy