Kolumbianja Alexa Narvaez konsiderohet si një nga policet më të bukura në botë.
Në moshën 28-vjeçare, ajo shpesh ruan rendin në ndeshjet e futbollit të nivelit të lartë në Kolumbi.
Fansat mbeten pa fjalë sa herë e shohin në stadium.
Oficerja e policisë tërheq vëmendjen e fansave në stadium por edhe ndjekësve në rrjetet sociale, ku numëron mbi 4 milionë ndjekës.
Alexa Narvaez, e cila ka fituar popullaritet falë postimeve të saj në internet, tërhoqi vëmendjen teksa ecte përgjatë vijës anësore të fushës.
Në pamjet e postuara në Internet, ajo duket teksa ecën me krenari dhe besim, duke bërë që fansat të harrojnë për një moment atë çka ndodhte në fushën e blertë.