Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se ka nisur ndërtimi i një çerdheje të re në rrugën “Mbretëresha Teutë”.
Kandidati i PDK’së për kryeministër ka thënë se kujdesi i duhur për fëmijët në përiudhën e fëmijërisë së hershme është hap i rëndësishëm për të ardhmen e tyre.
“Një çerdhe e re në rrugën “Mbretëresha Teutë”, investim komplet i Komunës së Mitrovicës, nisi sot. Kujdesi i duhur ndaj fëmijëve në periudhën e fëmijërisë së hershme, para uljes së tyre në bankat shkollore, është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e tyre. Me rritjen e këtij kujdesi në institucionet publike, ne krijojmë mundësi që nënat e reja të përfshihen më shpejt në tregun e punës.”
Ai ka shtuar se nuk bën premtime që nuk mund t’i realizojë.
“Edhe premtimi im për çerdhet, sikur çdo premtim tjetër, po jetësohet. Unë nuk bëj asnjëherë premtime që nuk mund t’i realizojë!”