Ibishi: Zona Operative e Llapit kishte filluar që të ndalonte persona në Bajgorë diku në gusht të 1998-ës

by Nexhat

Dëshmitari Nuredin Ibishi pohoi Zona Operative e Llapit kishte filluar që të ndalonte persona në Bajgorë diku kah fillimi i gushtit 1998.

“Ato janë raste aksidentale apo të rastit si çështja e arrestimit të Stankoviqit apo grupi i Grashticës apo Sylejviqit”, tha Ibishi.

banner

Ai tha se këta persona janë mbajtur për disa ditët për shkak të rrethanave të luftës e që në atë kohë kishte beteja, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Dëshmitari pohoi se këto ndalime kanë ndodhur para se të lëshohet komunikata 53 dhe 54. Ndërsa, ai pohoi se ishte bërë ofensiva serbe e që pasoi me armëpushimin në tetor 1998-ës. Ai pohoi se ZO e Llapit, diku nga nëntori krijoi në qendër ndalimi në Llapashticë.

“S’mund të them, pjesërisht ndoshta për kushtet se një autoritet tjetër ka qenë kompetent, por mund të them që kam pas njohuri pasi që dy herë e kam vizitu këtë qendër. E keni në deklaratat e mija atje”, tha Ibishi duke shtuar se ka marrë edhe raporte nga Shefi i Policisë Ushtarake që ka qenë kompetent për këtë.

Dëshmitari për ZPS-në kishte thënë se i vetmi urdhër për të cilin kishte dëgjuar personalisht, ka qenë urdhri i komandant Remit i cili thoshte se personat që kanë bashkëpunuar me armikun duhet të thirren dhe burgosen.

“Ky është urdhër i komandës së Zonës për një veprim të tillë. Normal që komandant Remi është autoriteti përfundimtar, por urdhri apo marrja e vendimit për ndalimin e personave është në kuadër të komandës së Zonës Operative të Llapit”, tha Ibishi.

Ibishi kishte thënë gjithashtu se nuk është në dijeni të raporteve për bashkëpunëtor që zona operative e Llapit ia ka dorëzuar Shtabit të Përgjithshëm. Veç kësaj, Ibishi pohoi se ka thënë që s’ka dijeni nëse Remi i ka raportuar Shtabit të Përgjithshëm për bashkëpunëtorë.

Për ZPS-në dëshmitari kishte thënë se nuk kanë pasur udhëzime konkrete lidhur me trajtimin e civilëve që vazhdonin të punonin në detyra publike.

Si rrjedhojë, atij iu prezantua komunikata 53 e cila mbante datën 22 shtator 1998 e cila sipas Mishetiq thoshte se “do të ndërmerren veprime ndëshkuese ndaj bashkëpunëtorëve që i shërbejnë pushtuesve”.

Sipas Mishetiq, dëshmitari kishte thënë se nuk janë marrë masa ndëshkuese ndaj bashkëpunëtoreve në përgjigje të kësaj komunikate.

Si rrjedhojë, Mishetiq prezantoi “Komunikatën 54” e cila mbante datën  24 shtator 1998 e cila sipas tij thoshte se “pas tërheqjes së forcave serbe, vendi i tyre u zu nga disa kolaboracionist dhe bashkëpunëtor e veprimtar tanë politik të cilët  propagandojnë kundër UÇK-së dhe kërkojnë që populli të ia dorëzojë armët armikut”.

Sipas Mishetiq, komunikata vijon me “Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, bënë me dije se armët janë marrë për të luftuar për lirinë e Kosovës deri në fitore dhe se të gjithë emisarët e armikut dhe emisarët e luftës speciale, do të trajtohen sipas ligjeve në rrethana të luftës”.

Pas kësaj, dëshmitarit iu prezantua një dokument i cili thoshte “Vendim për lirimin e Milevan Stankoviqit”,  i cili mbante datën 36 shtator 1998.

Dëshmitari pohoi se ka thënë që ai ka marrë pjesë në vendimin për lirimin e Stankoviqit.

Në anë tjetër, Mishetiq i prezantoi dëshmitarit dëshminë e tij në gjyqin e Latif Gashit në 2003-ën ku kishte thënë se bashkë me lirimin e Stankoviqit është diskutuar edhe lirimi i dy personave tjerë; Fadil Syjeviqit dhe Islam Mishices që janë ndaluar në Majac. Një gjë të tillë e pohoi dëshmitari

“Stankoviqi është liruar (në shtator) ndërsa këta dy të tjerët kanë vazhdu të mbesin në kuadër të Zonës Operative të Llapit. Domethënë të lirë dhe pjesë e strukturës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës në kuadër të Zonës”, tha Ibishi duke shtuar se këta dy persona janë liruar me vonë se Stankoviqin.

Dëshmitari tha se edhe një Goran Smiliqi ishte liruar me kërkesën e Adem Demaçit dhe GDOM-it.

Dëshmitari pohoi se nuk ka njohuri faktike lidhur me marrëdhënien e komandant Remit dhe Shtabit të Përgjithshëm.

“Nuk kam dëshmi për arsyeje se ajo ka qenë kompetencë e komandantit të Zonës për me pas kontakte me Shtabin e Përgjithshëm. Kështu që nuk kam pas ingerenca me hy në atë raport për atë arsye jam referu ashtu që ka qenë detyrë e tij që të komunikoj me shtabin e Përgjithshëm dhe nuk ka qenë detyrë e imja ose e dikujt tjetër”, tha Ibishi.

Dëshmitari pohoi se në gusht të 98-ës e kishte parë Thaçin me anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm kur kishin ardhur që ta vizitojnë Zonën e Llapit

Ai tha se nuk ka pas komunikim zyrtar me asnjërin prej anëtarëve të Shtabit përveç ndonjë përshëndetje formale dhe se nuk i ka ditur pozicionet e tyre.

Tutje, Mishetiq i prezantoi dëshmitarit një deklaratë të tij për ZPS-në ku kishte thënë që në këtë takim ai ka biseduar diçka me Bislim Zyrapin dhe se kishin komunikime të vazhdueshme me atë për shkak se ai kishte më shumë njohuri për aspektet e personelit se shefi i Shtabit.

Një gjë të tillë e pohoi edhe dëshmitari e rrjedhimisht edhe faktin se nuk kanë kërkuar dhe as nuk kanë marrë as urdhra e udhëzime në Shtabi i Përgjithshëm gjatë kësaj vizite në zyrat e Zonës Operative të Llapit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy