Ish-zëvendësministri Radomiroviq thotë se “paratë” ishin shkaku i shkarkimit të tij, mohon akuzat e Rashiqit

by Nexhat

Ish-zëvendësministri Radoica Radomiroviq, ka akuzuar ministrin Nenad Rashiq se po tenton të mbulojë mospunën e vet, me shkarkimin e tij. Ai mohoi të gjitha akuzat për bashkëpunim me agjencitë sekrete serbe, duke i cilësuar atë si të pavërteta.

Radomiroviq kritikoi ministrinë që udhëheq Rashiq për menaxhimin e fondeve dhe theksoi se ndihmat për veriun janë të pamjaftueshme, duke sugjeruar se nga disa milionë euro janë ndarë vetëm 140 mijë

banner

Ai përmendi gjithashtu se ka pasur shpërndarje të parave, por pa transparencë për destinacionin e tyre.

“Fillimisht, Rashiq tenton ta mbulojë mospunën e tij. Unë personalisht i njoh shumicën e banorëve të Kosovës, dhe ata shpesh nuk i dinë të drejtat që iu takojnë. Sa i përket bashkëpunimit tim me agjencitë sekrete serbe, kjo është sigurisht e pavërtetë dhe nuk qëndron. Këto akuza nuk qëndrojnë. Një rast konkret janë anëtarët e komunave veriore; ata kanë qenë të ndaluar të kalojnë kufirin, për shkak se punojnë për institucionet e Kosovës. Shumica prej tyre janë bashkëpunëtorët e mi. Duhet ta pyesim edhe ministrin Rashiq, se a iu ndodhi ndonjë e njëjtë edhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka deklaruar ai në Debat Plus

Sa i përket testit të sigurisë, Radomiroviq thotë se si është e mundur të jem zv/ministër nëse nuk i kam bërë ato kontrolla dhe teste? Unë them se kjo nuk është arsyetim i pranueshëm, sepse nuk qëndron”.

Ai pretendoi se nga disa miliona euro, vetëm 140 mijë janë ndarë për ndihmat në atë zonë dhe se nuk ka pasur transparencë për destinacionin e shumave të ndara.

“Problemi kryesor ka qenë me paratë. Nuk kam hyrë në këtë post për të marrë pjesë në integrimin e serbëve të Kosovës, dhe kjo ishte lidhur me ndihmën. Derisa nuk ekzistojnë ndihma të mëdha, milionat që kanë qenë në pyetje janë të paqëndrueshme. Sa i përket pjesëmarrjes së madhe që jetojnë në veri, është e mjaftueshme se si ministria ndan disa miliona për veriun. Kjo nuk është shumë e mjaftueshme; duhet të jetë më shumë. Nga disa milionë në 140 mijë është shumë e vogël. Ky është problemi. Ne kemi po ashtu njerëz nga Zubin Potoku, ata e dinë për çfarë po flas, që kanë marrë rreth 30 mijë euro

Por çështja është se nuk dihet se ku janë dërguar ato para. Kjo është çështja kryesore”, ka thënë Radomiroviq në Debat Plus.

Ndërkohë, ministri Rashiq kishte sqaruar në fund të shtatorit se shkarkimi i Radomiroviqit kishte ardhur për shkak të dyshimeve për përfshirjen e tij në aktivitete në veri, bazuar në informacione të siguruara nga ministritë përkatëse të Kosovës. Rashiq shtoi se kishte kërkuar dorëheqjen e Radomiroviqit për shkak të performancës së dobët, por pasi ai refuzoi, u detyrua të kërkonte shkarkimin e tij.

Ministri Rashiq gjithashtu përmendi se Radomiroviq nuk kishte kaluar testet e sigurisë dhe se disa veprime të tij janë nën hetim për përvetësime gjatë periudhës së kaluar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy