Man Utd ndalet nga Fenerbahce, Mourinho u përjashtua me të kuq

by Nexhat

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen ndaj Fenerbahces në Ligën e Evropës.

“Djajtë e Kuq” e nisën mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 15-të nëpërmjet Christian Eriksen.

Por, fillimi i pjesës së dytë solli barazimin, teksa En Nesyri realizoi në minutën e 49-të.

Në minutën e 58-të, Jose Mourinho u ndëshkua me karton të kuq, teksa u mundua ta drejtonte skuadrën nga tribunat.

Me këtë barazim, Manchester United tani ka tri pikë, pra tri barazime në tri ndeshje në vendin e 21-të.

Në anën tjetër, Fenerbahce është e 14-ta me pesë pikë të grumbulluara

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy