22
Sot [ e enjte] do të mbahet manifestimi tradicional “Ecja Simbolike” në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet.
Ky manifestim do të jetë nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani dhe pritet të fillojë nga ora 12:00.
Ndryshe, në Kosovë çdo vit regjistrohen rreth 300 gra të prekura nga kanceri i gjirit. Tetori shënon muajin e ndërgjegjësimit kundër kësaj sëmundjeje e cila rrezikon çdo të tetën grua gjatë jetës së saj.