“Shqipëria, më e korruptuara në Evropë”, publikohet raporti i World Justice

by Nexhat

Nëse flasim për sundimin e ligjit këtë vit, Shqipëria nuk është ndër vendet që mund të merret shembull.

Ajo renditet në vendin e 89-të, dhe në raport me vitet e kaluara, ka humbur pikë, çka tregon se një sërë faktorësh që lidhen me të drejtat e njeriut, korrupsionin dhe drejtësinë nuk janë në nivelet e dëshiruara për një vend demokratik.

Në raportin e World Justice Project, një organizatë ndërkombëtare e shoqërisë civile, vendi ynë ka mbledhur 48 pikë nga 100 gjithësej.

Në 8 faktorët që merren në analizë, problemi më i madh për vendin tonë është korrupsioni, i cili vazhdon të dominojë përmes ryshfetit dhe shpërdorimit të fondeve publike. Nëse do të analizohej i veçuar, Shqipëria do të renditej në vendin e 107-të për shkak të këtij fenomeni.

Nga ana tjetër, vendi ynë ka përparuar në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë, faktor që na rendit në vendin e 54-t.

Në renditjen rajonale, Shqipëria qëndron me Serbinë në fund të tabelës, ndërsa Mali i Zi e Kosova kanë bërë përparim të dukshëm.

Ndërkohë, sundimi i ligjit është dobësuar në shumicën e shteteve, për shkak të politikave autoritare që janë ndjekur këtë vit, raporton Euronews Albania.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy