20
Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook bën me dije se toga e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Kontingjentit të IV “FLF BGR” të ushtrisë shqiptare ndodhet në Bullgari, ku ka përmbyllur me sukses muajin e katërt të misionit në stërvitjen “FLASH”.
“Gjatë dislokimit në Camp Novo Selo, treguan aftësi të shkëlqyera në skenarë luftimi”, shkruan Vengu përkrah videos së publikuar që tregon momente gjatë stërvitjes.