UEFA i zbulon gjasat e Kosovës për t’u promovuar në Ligën B të Ligës së Kombeve

by Nexhat

Kosova do t’i zhvillojë në nëntor dy ndeshjet e fundit të edicionit 2024/25 të Ligës së Kombeve.

Dardanët aktualisht garojnë në Ligën C, Grupi 2, ndërsa gjenden në vendin e tretë me 9 pikë, 3 më pak se liderja Rumania.

banner

Trupa e Franco Fodës i ka regjistruar tri fitore radhazi, të cilat vijnë pas humbjes nga Rumania,

E UEFA i ka zbuluar shanset e Kosovës për të kaluar në Ligën B në edicionin 2026/27.

Sipas shtëpisë së futbollit evropian, me një fitore eventuale ndaj Rumanisë në udhëtim, Kosova do t’i mbajë gjallë shpresat për t’u promovuar direkt në Ligën B, duke shpresuar që rumunët do të dështojnë në xhiron e fundit.

Por, një fitore eventuale me më shumë se tre gola epërsi do ta shpinte Kosovën në vendin e parë dhe me shumë gjasa që të përfundojë si lidere e grupit.

Pra, vendi i parë promovohet direkt në Ligën B, kurse vendi i dytë luan në “Play-Off”.

Më reale, Kosova i ka gjasat për të përfunduar si e dyta.

Kjo nënkupton se Verdhekaltrit do të luajnë me të tretin në tabelë nga Liga B në dy ndeshje me sistem vajtje-ardhje në ndeshjen e konsideruar si promovim/rënie e “Play-Off”-it.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy