Zyrtare: Mancini ndërpret bashkëpunimin me Arabinë Saudite

by Nexhat

Roberto Mancini dhe Arabia Saudite janë ndarë zyrtarisht, pasi kontrata e trajnerit u ndërpre me mirëkuptim të ndërsjellë të enjten.

Ish-trajneri i kombëtares italiane u bashkua me ekipin kombëtar saudit vetëm disa javë pas dorëheqjes si trajner i Italisë në korrik 2023.

banner

Megjithatë, Mancini arriti vetëm shtatë fitore nga 18 ndeshje në krye të ekipit, me një paraqitje shumë zhgënjyese në Kupën e Azisë, ku Arabia Saudite u eliminua nga Koreja e Jugut në raundin e 16-të në janar.

Një deklaratë zyrtare e lëshuar nga Federata Saudite të enjten konfirmoi se ata kanë ‘arritur një marrëveshje të ndërsjellë’ për të ndërprerë kontratën e Roberto Mancini-t si trajner i kombëtares së tyre.

Federata Saudite ishte e pakënaqur me performancat e fundit të ekipit dhe sipas disa burimeve të ditëve të fundit, ata ishin të gatshëm të shkarkonin Mancini-n.

Ndeshja e fundit e Mancini-t në krye të ekipit ishte barazimi 0-0 në shtëpi ndaj Bahreinit në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026, gjatë së cilës ai u pa duke debatuar me tifozët në tribuna

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy