Flick: El Clasico do të jetë një lojë e shkëlqyer, kam besim në ekipin tim

by Nexhat

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme (e shtunë) El Clasico kundër Real Madridit.

Barcelona udhëton te Real Madridi në stadiumin Santiago Bernabeu në ndeshjen e parë El Clasico të sezonit 2024/25 dhe të dy ekipet vijnë nga një formë e lartë.

Kështu e ka vlerësuar edhe trajneri i katalunasve, Flick, i cili pret një lojë të shkëlqyer dhe me dy ekipet që do t’i përshtaten njëri-tjetrit

“Të jem i sinqertë, nuk mendoj shumë. Por, ne duam të luajmë dhe mezi presim. El Clasico do të jetë një lojë e shkëlqyer. Kam besim në ekipin tim”, ka thënë fillimisht Flick në konferencë.

“Ne kemi qasjen tonë. E patëm kundër Bayernit dhe pamë që duhej të përmirësoheshim. Në çdo ndeshje, ju përshtateni. Dhe tani ne do të përshtatemi me Real Madridin. Si në të gjitha ndeshjet. Ka gjithmonë lojtarë rivalë të shpejtë. Gjithashtu te Real Madridi ka, jam i bindur”.

“Në ekipin tim, lojtarët po bëjnë punë të shkëlqyeshme. Skuadra doli në krye kundër Bayernit, kemi përmirësuar kombinimet, kemi bërë mirë me topin dhe pa top… Jemi të vetëdijshëm se duhet të përmirësohemi dhe duhet të përshtatemi me situata të ndryshme”.

“Më pak pushim? Ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Real Madrid luajti të martën dhe ne luajtëm të mërkurën. Secili për veten. Lojtarët do t’ia dalin. Ata janë stërvitur shumë mirë”.

“Loja e Real Madridit? Ata do të jenë gati dhe ne po ashtu”.

“Ky është El Clasico me shkronja të mëdha ato nga Gjermania nuk janë të njëjta”, përfundoi trajneri i Barcelonës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy