Grafitet kundër Fadil Gecit, “Liria ka emër” thotë se s’ka të bëjë asgjë me to

by Nexhat

“Liria ka emër”, ka reaguar pas grafiteve të vendosura në Prishtinë, ku aty denigrohet ish-pjesëtari i UÇK-së Fadil Geci, pas dëshmisë së tij në Hagë në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Kjo platformë thotë se nuk ka të bëjë asgjë me asnjë lloj veprimtarie jozyrtare, e posaçërisht grafiteve të cilat janë shfaqur sot në kryeqytet.

“Veprimtaria e platformës “Liria Ka Emër” është një dhe e vetme: mbrojtja, respektimi dhe promovimi i vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Liria Ka Emër” nuk ka qëllime politike dhe nuk është paltformë e cila merret me denigrimin e askujt. Mbi të gjitha, e gjithë veprimtaria e platformës tonë është legale, publike dhe transparente”, shkruan në reagim.

“Si e tillë, platforma ‘Liria Ka Emër’ kërkon mirëkuptimin e secilit qytetar të Republikës së Kosovës që t’a mbajnë larg nga diskursi, polemikat apo mosmarrëveshjet publike”.

“Liria Ka Emër”, tutje në postimin e saj në Facebook,  ftoi organet e drejtësisë që të merren seriozisht me zbardhjen e këtij rasti sa më parë që është e mundur.

Të martën dhe të mërkurën, Fadil Geci ka dëshmuar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Pas kësaj, u vendosen grafite fyese kundër tij, në Prishtinë. “Shk* i biri i shk*nës”, shkruhet në grafit, njëri prej të cilëve është vendosur në pllakën përkujtimore të ushtarëve të KFOR-it e cila gjendet në sheshin “Nëna Terezë”, në kryeqytet. Mbi këtë shkrim është vendosur edhe një fotografi e Gecit, ku ai shihet duke dëshmuar në Hagë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy