Hamza në Istog: Qeverisja ime për një Kosovë më të mirë do të jetë bashkë me qytetarët

by Nexhat

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeminsitër, Bedri Hamza, ka vazhduar takimet e tij me qytetarë anekënd Kosovës.

Sonte, ai qëndroi në mesin e qytetarëve të Istogut, të cilëve iu premtoi qeverisje të përbashkët, në misionin për një Kosovë më të mirë.

“Qeverisja ime do të jetë bashkë me qytetarët, anembanë, kudo që ata jetojnë. Përpjekjes sonë për ta bërë Kosovën më të mirë po i bashkohen edhe qytetarët e Istogut”, ka shkruar Hamza.

Gjatë fjalimit të tij, Hamza ka ripërsëritur thirrjen për të gjithë qytetarët, pa dallim, që t’i bashkohen platformës dhe vizionit të tij për rikthimin e Kosovës në rrugën e duhur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy