KMDLNj: Vendosja e kryqit në varrezat në Bajçinë të Podujevës, provokim për banorët

by Nexhat

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka bërë të ditur se nga banorët në fshatin Bajçinë të Podujevës është njoftuar se në varrezat e këtij fshati është vendosur një kryq i madh bashkë me flamurin kombëtar.

KMDLNj thekson se kjo ka shkaktuar zemërim të madh të banorëve.

banner

“Provokim ndaj banorëve të Bajçinës. Në varrezat e fshatit Bajçinë të Podujevës, persona të paidentifikuar deri më tani kanë vendosur një kryq të madh, bashkë me flamurin kombëtar që ka shkaktuar zemërim të madh të banorëve

KMDLNj – ë është njoftuar nga banorët për këtë provokim dhe përpjekje për shpërfytyrim të varrezave të fshatit ku janë varrosur banorët që thuaja qind për qind i përkasin besimit islam”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së

Tutje në reagim thuhet se e drejta e ushtrimit të lirë të besimit në Kosovë për të gjithë besimtarët është e garantuar me ligj.

“Sikur që çdo diskriminim në baza fetare duhet të sanksionohet me ligjet në fuqi. Vendosja e kryqit në varrezat e fshatit Bajçinë, pa asnjë dyshim ka për qëllim nxitjen e urrejtjes dhe mosbesimit në baza fetare dhe KMDLNj fuqishëm e dënon këtë shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe ushtrimit të lirë të besimit. As në kohën e okupimit më të egër të Kosovës, regjimi i Serbisë nuk ka ndërmarrë një veprim të tillë”, thuhet në reagim.

“Është shumë e qartë se këtë veprim të shëmtuar nuk e ka bërë një person i vetëm prandaj, KMDLNj kërkon të bëjë hetime të shpejta në mënyrë që dhunuesit e të drejtave dhe lirive fetare të identifikohen, kapen dhe të përballen me ligjin”, thuhet më tej.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy