Komandanti i FSK-së priti në takim Komandantin e KFOR-it

by Merita

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral lejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major Enrico Barduani.

Jashari fillimisht e uroi Barduanin për fillimin e detyrës së re si Komandant i KFOR-it, gjithashtu e informoi për zhvillimet në FSK, angazhimet, trajnimet dhe aktivitetet të tjera në vijim.

banner

Gjithashtu, u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe më gjerë.

“Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Barduani diskutuan edhe për bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe KFOR-it dhe u zotuan që të bashkëpunojnë tutje, në të mirë të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy