Kylian Mbappe fiton edhe një betejë në procesin ligjor kundër PSG

by engel

Kylian Mbappe vijon të fitojë beteja ligjore me Paris Saint Germain për pagesa të pashlyera të pretenduara nga sulmuesi. Liga Franceze e Futbollit i ka dhënë të drejtë Mbappe për konstin ku bëhet fjalë për 55 milionë euro pagë dhe shpërblime.

Në fakt klubi parisien ka të drejtë ta ankimojë, por për futbollistin është një tjetër hap drejt fitores së çështjes. Kylian Mbappe pretendon se këto të drejta i lindën pas rinovimit në maj të 2022.

banner

Në anën tjetër te Paris Saint Germain thonë se Mbappe kishte rënë dakord me presidentin Nasser Al Khelaifi në gusht të 2023 se do të hiqte dorë nga këto pagesa dhe që kishte njohur me deklaratat e tij në janar të 2024.

Por Liga Franceze e Futbollit gjykon se marrëveshjet verbale nuk kanë vlerë. Kylian Mbappe u largua verën e këtij viti nga PSG pas 7 sezonesh dhe firmosi me parametër zero për Real Madrid.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy