Plarent Ndreca merret i pandehur nga SPAK, Bardhi publikon videon: Klientelizmi dhe korrupsioni, e vetmja formë për të bërë biznes në Shqipëri

by Nexhat

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas marrjes si i pandehur të deputetit të PS-së Plarent Ndreca nga SPAK

Bardhi, i cili e kishte paralajmëruar këtë gjë, ka publikuar një video, ku vetëm një javë më parë Plarent Ndreca mohonte se ishte kallëzuar në SPAK

banner

Ai shkruan se tenderat publik në qeverinë e Edi Ramës janë kthyer në mundësi vetëm për klientë të paracaktuar, duke eleminuar garën dhe meritokracinë dhe se klientelizmi dhe korrupsioni janë e vetmja formë për të bërë biznes në Shqipëri gjatë qeverisjes së Edi Ramës

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
Deputeti i Edi Ramës gënjeu publikisht kur deklaroi se është e pavërtetë që është nën hetim nga SPAK. Por, gënjeshtra mbulon zullumin vetëm për disa orë apo ditë, por e vërteta triumfon përgjithmonë!

E vërteta është që tenderat publik në Qeverinë e Edi Ramës janë kthyer në mundësi vetëm për klientë të paracaktuar, duke eleminuar garën dhe meritokracinë. Klientelizmi dhe korrupsioni janë e vetmja formë për të bërë biznes në Shqipëri gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Për këtë nevojiten zyrtar publik si Plarent Ndreca, që për shërbimet në shkelje të ligjit, për mbështetjen ndaj klientelizmit dhe korrupsionit, shpërblehen nga Edi Rama duke u promovuar si deputet!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy