Reagimet pas ndërprerjes së kontratës operatorit për Shërbime Postare Diplomatike, Gërvalla: Shpifje të turpshme

by Nexhat

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka dalë me një deklaratë, duke iu përgjigjur reagimeve pasi ministria që ajo drejton ia ka ndërprerë kontratën operatorit për Shërbime Postare Diplomatike.

Ministrja Gërvalla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklaratat që vijnë pasi i është ndërprerë kontrata operatorit për Shërbimet Postare dhe Diplomatike pasi s’ka arritur që të realizojë dërgesat diplomatike jashtë vendit sipas afateve të përcaktuara, janë shpifje të turpshme

banner

“Qenkan aktivizuar me të madhe ata që ua mbyllëm derën e mashtrimit, keqmenaxhimit, ryshfetit, korrupsionit dhe blerjes së gradave diplomatike,  me sulme të reja të mbështetura në dezinformata, duke publikuar tituj që reflektojnë dëshirën e tyre dhe të financuesve të tyre për ta parë Kosovën të dëmtuar e të njollosur, por jo realitetin e ri ku ligji tashmë sundon në tërësi”, ka shkruar Gërvalla,

Sipas saj, “këto deklarata nuk janë asgjë më shumë se shpifje të turpshme dhe përpjekje të dëshpëruara për të manipuluar opinionin publik”.

“E vërteta është se asnjë dokument nuk ka humbur. Bëhet fjalë për një vonesë në mbërritjen e tyre në destinacion e përcaktuar – çështje kjo të cilën MPJD e ka adresuar me vendosmëri tek organet kompetente dhe duke e shkëputur kontratën me operatorin, i cili përkundër refuzimit të bazuar të MPJD-së, ishte përzgjedhur me vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe jo nga MPJD”, ka shkruar ministrja.

Ajo thotë se MPJD vazhdon me përkushtim t’u shërbejë mërgimtarëve tanë, duke ndëshkuar sipas ligjit çdo akt papërgjegjësie dhe duke siguruar që përgjegjësitë ligjore të respektohen deri në fund.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me operatorin kontraktues, pasi ky i fundit s’ka arritur që të realizojë dërgesat diplomatike jashtë vendit sipas afateve të përcaktuara

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy