Një person është ndaluar pasi është kapur nga Policia e Kosovës dhe Dogana duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
Në automjetin e tij ai kishte ngarkuar rreth 800 kg dardhë dhe 2700 kg speca pa dokumente përcjellëse.
Policia dhe Dogana thanë se kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare Serbi-Kosovë.
“Njësia e TASK FORC-ës -Lindje në përbërje nga Dogana dhe Policia Kosovës, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare Serbi-Kosovë, me ç’rast me datë 25.10.2024 njësia e lartcekur ka vënë re një kombi/furgon duke lëvizur ilegalisht nga Serbia në Kosovë. I njëjti është ndaluar dhe gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar kishte të ngarkuar mallra të ndryshme rreth 800 kg dardhë dhe 2700 kg speca pa dokumente përcjellëse. Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante për procedurat e mëtejme”, u tha në njoftim.