94
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar pasi sot u sulmua kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, duke e quajtur të papranueshëm.
Hamza thotë se rasti duhet të adresohet dhe të dënohet sa më shpejt nga institucionet e rendit dhe ligjit.
“Sulmi fizik ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, është një akt i ulët dhe i papranueshëm, i cili duhet të adresohet dhe të dënohet sa më shpejt nga institucionet e rendit dhe ligjit.
Kosova ka nevojë për stabilitet, normalitet dhe bashkëpunim”, ka shkruar Hamza në Facebook.